Balliu për grupimin e Alibeajt: Nëse mendojnë se Rama është i mirë, nesër të rrinë në shtëpi, të shohin televizor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2022, 21:53
Ish-deputeti Klevis Balliu thotë se nuk ka informacion nëse kolegët demokratë të grupimit të Alibeajt do ti bashkohen nesër protestës.
I ftuar në Rtv Ora, ai thotë se është në zgjedhjen e tyre të luftojnë ose jo këtë regjim.
Balliu: Të bëhen pjesë, kush i ndalon ata? Janë deputetë të Kuvendit. Nëse ata mendojnë se Edi Rama është shumë i mirë të vazhdojnë rrugën të rrinë në shtëpi, të shohin televizor. Jemi në një situtatë kritike dhe alarmante për shtetin shqiptar.
