Bojkot te Kukësi, lojtarët kërkojnë pagat. Pushimi i botërorit mund të pasohet nga një revolucion

Nuk ka paqe në kampin e skuadrës së Kukësit ku mungesa e pagave ka shkaktuar zemërimin e një pjese të madhe të lojtarëve. Që prej nisjes së sezonit, ekipi verilindor nuk është paguar ende dhe lojtarët janë rebeluar si pasojë e kësaj situate.

Tre humbjet rresht në kampionat që e kanë shtyrë skuadrën drejt vendit të nëntë ku numëron 11 pikë, mesa duket janë pasojë e pakënaqësisë së krijuar në skuadër. Trajneri Enkeleid Dobi nuk mundi të punonte me grupin në kompleksin stërvitor “Football Republic” ditën e hënë pasi një pjesë e madhe e skuadrës bojkotoi stërvitjen.

Nuk ka ende emra konkretë të lojtarëve rebelë por klubi e mohon një gjë të tillë. Askush nuk flet në kampin verilindor për sityuatën e krijuar por një asist të rëndëisshëm, Kukësit ia jep Kupa e Botës pasi me ndeshjen e fundit që do të luhet përpara evenimentit planetar, klubi ka mudnësi të zgjidhë problemet.

Pas 11 javëve të para, Kukësi është në zonën e rënies nga kaegoria me vetëm 11 pikë të grumbulluara ndërsa ndeshjen e fundit të vitit 2022 do ta luajë në Kamëz kundër Kastriotit.