Dy fanella të Maradonës në Katar
Dy fanella ikonë të Maradonës që shënojnë historinë e futbollit argjentinas, do të takohen në Katar. Njërën prej tyre që futbollisti legjendar e veshi gjatë një miqësore kundër Anglisë në vitin 1980 e zotëron një koleksionist argjentinas.

Dy fanella ikonë të Maradonës që shënojnë historinë e futbollit argjentinas do të ekspozohen në muzeun e Katarit. Vizitorët do të shohin nga afër fanellën që futbollisti legjendar e veshi gjatë një miqësore kundër Anglisë në vitin 1980 dhe që zotërohet nga koleksionisti argjentinas Javier Maluf, si dhe fanellën e veshur nga Maradona kur shënoi dy herë në fitoren e famshme 2-1 ndaj Anglisë në Botërorin e vitit 1986.
“Kjo është fanella e parë që Diego Maradona veshi kundër Anglisë, në pjesën e parë të ndeshjes në Ëembley në maj të vitit 1980, dhe kjo tjetra është ajo që veshi në pjesën e dytë të ndeshjes në Meksikë në 1986. Kjo fanellë ka ende një atmosferë mistike, sepse ne e dimë se është shitur për rreth nëntë milionë dollarë, por askush nuk e di se kush është pronari", tha koleksionisti.
Maluf shpreson se një ditë fanella e Maradonës do të kthehet në Argjentinë në mënyrë që tifozët në vendin e tij të kenë mundësinë ta shohin vetë.
"Unë do të doja që fanella të shkojë në Argjentinë një ditë në mënyrë që të mund të shihet në një muze nga tifozët e Argjentinës, nga tifozët e futbollit, nga tifozët e kohës sonë. Është ikonë; përfaqëson historinë e futbollit argjentinas."
Goli i Maradonës kundër Anglisë në Botërorin e 1986-ës është një ndër golat më ikonik në historinë e futbollit. I quajtur “Dora e Zotit” për shkak se Maradona shënoi me dorë, por arbitri e konsideroi të rregullt.
