Një shqiptar ndihmon në rrëzimin e kampionëve të Spanjës dhe Europës (VIDEO)

Sukses i pabesueshëm i Rayo Vallecanos në derbin e kryeqytetit kundër Real Madrid. 3-2 në një ndeshje të ndezur dhe me raste të shumta nga të dyja krahët por kampionët në fuqi nuk arritën të evitonin një disfatë që erdhi edhe nga këmbët e një shqiptari.

Në dyluftimin e krahut të djathtë, mbrojtësi Ivan Balliu, i krijoi shumë vështirësi brazilianit Vinicius. Jr duke e bllokuar pothuajse tërësisht gjatë gjithë ndeshjes.  

Rayo kaloi në avantazh që në minutën e 5 por Modric dhe Militao e kthyen në favor të kampionëve ndeshjen me Militaon dhe Modric ndërsa Garcia dhe Treho i shkaktoi humbjen Realit 23 minuta nga fundi.

Kreun e klasifikimit tashmë e ruan Barcelona me 2 pikë më shumë se Real Madrid.