“Do të mbushte 60-vjeç”, Tami Kona sjell në kujtim timbrin që i mungon dëgjuesit shqiptar: Zëri i Kosta Grillos ishte i Kombëtares
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2022, 20:38
Në emisionin “Ora Sport” në “RTV Ora” ishte në një lidhje “Skype” Tami Kona.
Gjatë intervistës me Tami Kona është kujtuar edhe komentatori Kosta Grillo, që me zërin e tij arriti në shtëpitë e çdo shqiptari.
Kona e quan si zërin e Kombëtares, pasi Grillo i jepte jo pak emocion ndeshjeve të kuqezinjëve.
“Sot do të mbushte 60 vjeç komentatori Kosta Grillo, që para një muaj mbushi një vit që u nda nga jeta. Dua të kujtoj këtë zë të Kombëtares që nuk është midis nesh vetëm fizikisht, pasi ai do të mbetet me punën dhe timbrin e tij. Them zëri i Kombëtares sepse e nisi komentimin në arritjen e Europianit në atë fitore historike kundër Portugalisë dhe e mbylli me Armeninë ku kaluam më tej”, tha Kona gjatë intervistës.
