Nesër zgjedhjet në Amerikë
Zgjedhjet e së martës pritet të jenë tepër të polarizuara dhe në fokus të tyre pritet të jetë ekonomia e rrudhosur e cila tejkalon edhe problemet sociale si abort dhe emigracioni. Sondazhet sugjerojnë se republikanët kanë një shans të fortë për të marrë kontrollin e Dhomës së Ulët ndërsa gara në Senat ka të ngjarë të jetë më e vështirë.
Të martën amerikanët do t’u drejtohen zgjedhjeve afatmesme për Kongresin dhe një sërë postesh të tjera publike.
Demokratët do të përpiqen të mbrojnë shumicën e dobët në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat duke e vënë theksin te ulja e papunësisë, ndërsa republikanët denoncojnë rritjen e inflacionit të pazakontë ndër dekada në Shtetet e Bashkuara.
Gjendja ekonomike e SHBA-ve mban çelësin e atyre që do të fitojnë kontrollin e Kongresit në zgjedhjet afatmesme të martë, ose të paktën kjo është ajo që votuesit amerikanë thonë.
Sondazhet sugjerojnë se shpresa dhe frika për ekonominë tejkalojnë shumë shqetësime të tjera, nga e drejta e abortit, te emigracioni i paligjshëm që janë tema të prekshme sociale të realitetit amerikan.
Inflacioni, i cili së bashku me ekonominë në përgjithësi prin listën e prioriteteve të votuesve është më i larti ndër dekada.
Republikanët të cilët kërkojnë të marrin vetëm pak ulëse në Kongres për të marrë kontrollin kanë vendosur rritjen e çmimeve në qendër të fushatës së tyre duke akuzuar presidentin Joe Biden dhe partinë e tij.
Nga ana tjetër, papunësia është më e ulëta ndër dekada, të cilët demokratët e Biden po shfrytëzojnë për ta pasur në qendër të fushatës së tyre ekonomike.
Megjithatë rreziku i një recensioni mbetet aktiv, i cili mund të shkaktohet nga lufta e Rezervës Federale.
Kjo mund të sjellë rënie të mëtejshme në tregjet e aksioneve dhe banesave, duke gërryer pasurinë e familjeve amerikane.
Ndërsa amerikanët luftojnë për të paguar faturat e ushqimeve dhe qirasë, demokratët e Biden-it kanë fajësuar luftën në Ukrainë, i cili shkaktoi rritje të çmimeve të mallrave të ndikuara edhe nga pandemia që prishi zinxhirët ushqimorë.
Të 435 ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve janë në garën e së martës, 35 senatorë nga 100 që janë gjithsej si dhe 36 guvernatorë.
Republikanët do të duhet të marrin pesë vende për të marrë shumicën në Dhomë dhe vetëm një për të kontrolluar Senatin.
Sondazhet jopartiake sugjerojnë se republikanët kanë një shans shumë të fortë për të fituar shumicën e Dhomës së Përfaqësuesve, ndërsa fati i Senatit ka të ngjarë të jetë më i vështirë për t’u përcaktuar.

