VIDEO/ Gruaja e dehur sulmon ekuipazhin dhe pasagjerët e Wizz Air, piloti bën ulje emergjente

Një grua e dehur u arrestua në bordin e avionit pasi sulmoi ekuipazhin dhe pasagjerët dhe e detyroi pilotin të bënte një ulje emergjente.

Një incident i pazakontë ka ndodhur në një fluturim me destinacion Madeira, të kompanisë Wizz Air. Gruaja duket se ka pirë dhe ka humbur kontrollin. Dëshmitarët okularë thanë se ajo filloi të bërtiste dhe të sulmonte si ekuipazhin ashtu edhe pasagjerët e tjerë.

Videoja që qarkullon në internet tregon policinë duke hyrë në avion dhe duke marrë gruan nga vendi i saj pasi piloti kishte bërë një ulje emergjente duke menduar se kishte një rrezik serioz për sigurinë e avionit, ekuipazhit dhe pasagjerëve .

Avioni u ngrit nga Gatwick i Londrës dhe do të ulej në Madeira , por duhej të bënte një ndalesë urgjente në kryeqytetin portugez.

Një pasagjer tha: "Ne bëmë një ulje emergjente në Lisbonë për shkak të një pasagjereje të dehur që filloi të sulmonte pasagjerët e tjerë . "