Horror/ Piu e festoi në lokal se u bë me djalë, fqinji e vret me hark e shigjetë se po bënte zhurmë (VIDEO)
Ky është momenti kur një burrë që festonte lindjen e djalit të tij u qëllua për vdekje me hark dhe shigjetë nga një fqinj i zemëruar nga zhurma që po bënte.
Javier Alfredo Miranda Romero, 41 vjeç, ishte me një grup shokësh dhe kishte shkuar në shtëpi me ta pasi kishte pirë e festuar tek një lokal për lindjen e djalit të tij në Genova.
Por ndërsa qëndronte dhe bisedonte jashtë banesës së tij, Evaristo Scalco, i tërbuar, 63 vjeç, rrëmbeu një hark dhe shigjetë dhe e qëlloi me shqigjetën me majë çeliku që zakonisht përdoret për të vrarë derrat e egër.
Pamjet në internet tregojnë Javier duke shtrënguar barkun e tij me shigjetën e ngulur në bark, ndërsa ai lëkundet në një pellg gjaku.
Scalco shihet në dritaren e katit të parë duke mbajtur harkun në dorë ndërsa shikon, pa e ditur se Javier është plagosur për vdekje.
Dëshmitarët thonë se Scalco kishte sharë Javier, të lindur në Peru, përpara se të kapte harkun dhe shigjetën dhe ta qëllonte në orët e para të së mërkurës.
Javier dhe miqtë e tij kishin qenë në një bar aty pranë duke parë ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Liverpoolit dhe Napolit përpara se të niseshin për në shtëpi pas disa pijeve.
Javier shihet në lot dhe duke folur në telefonin e tij, duke mbajtur shigjetën dhe duke pëshpëritur: 'Biri k****. Çfarë më bëre? O Zot.'
Scalco mund të dëgjohet duke bërtitur: 'A të duhet një dorë?' Më pas del një fqinj dhe pyet: 'Çfarë ka ndodhur?' dhe Javier përgjigjet:' Ai më qëlloi me një shigjetë.

