Tragjedia në Itali, shuhet familja sllovene, mes viktimave dhe një mjek dhe dy pilotët

Tragjedi në Itali. Një helikopter me 5 pasagjerë në bord dhe dy pilotë është rrëzuar në Foggia. Mes 5 pasgjerëve ishte dhe një vajzë 13 vjeçare. Sipas mediave italiane nuk ka asnjë të mbijetuar.
Kontakti i fundit me radio kishte qenë në zonën midis Apricena dhe San Severo në Gargano të poshtme, një zonë ku një stuhi ishte në zhvillim e sipër.
Avioni, në shërbim në linjën Foggia-Vieste-Ishujt Tremiti, i përkiste kompanisë së transportit ajror Alidaunia.
Helikopteri ishte nisur në orën 9:20 nga Ishujt Tremiti dhe më pas kishte humbur gjurmët. Mbeturinat u gjetën në një zonë rurale të Castelpagano di Apricena.
Viktimat - Në bord ishin katër turistë sllovenë, të gjithë anëtarë të së njëjtës familje: Bostjan Rigler, 54 vjeç; Jon Rigler 44 vjeç; MatejaCurk Rigler, 44 vjeç; Liza Rigler, 13 vjeçe.
Mes viktimave edhe Maurizio De Girolamo, 64 vjeç, një mjek që po kthehej në shtëpi pas turnit të tij në Tremiti, dhe pilotët Luigi Ippolito dhe Andrea Nardelli.



