Itali, zhduket helikopteri me 5 persona në bord plus ekuipazhin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2022, 12:36
Në provincën e Foggias Itali, po kryhen kërkime për një helikopter A109 me 5 persona në bord, plus ekuipazhin. Helikopteri i cili po fluturonte në itinerarin Foggia-Vieste-Isole Tremiti, ka humbur kontaktin me radio në zonën Apricena.
Zjarrfikësit me ekuipazhe tokësore dhe një helikopter nga komanda Pescara, janë të angazhuar në kërkime. Mjeti i cili ka humbur gjurmët është i kompanisë së transportit ajror Alidaunia, raporton Tgcom24.