Iu mbështoll në krah, 8 vjeҫari shpëton pasi kafshoi kobran për vdekje
Një djalë tetë vjeçar indian vrau një kobër që ishte mbështjellë rreth krahut të tij dhe e kishte kafshuar.
Djali, i njohur vetëm si Deepak, u sulmua nga gjarpri në fshatin Pandarpadh në rajonin qendror Chhattisgarh të Indisë të hënën.
Kobra e sulmoi atë ndërsa ai ishte duke luajtur jashtë shtëpisë së tij, ndërsa iu mbështoll rreth krahut, përpara se ta kafshonte.
Duke luftuar me dhimbjen e fortë, Deepak me tundi krahun e tij, por nuk mundi të shpëtonte prej saj. Në atë moment ai vendosi që e vetmja zgjidhje ishte të kafshonte gjarprin.
'Gjarpri m'u mbështoll rreth krahut dhe më kafshoi. Kisha dhimbje të mëdha. Meqë zvarraniku nuk lëvizi kur u përpoqa ta shkundja, e kafshova fort dy herë. Gjithçka ndodhi menjëherë”, tha ai.
Kafshimet e gjarpërinjve janë jashtëzakonisht të zakonshme në Indi. Një studim i publikuar sëfundmi zbuloi se më shumë se 85 për qind e vdekjeve nga kafshimi i gjarpërinjve të regjistruara në vitin 2019 kanë ndodhur në Indi.
Nga frika për jetën, pas kafshimit, prindërit e djalit e çuan atë në një qendër mjekësore aty pranë, ku u mbajt nën vëzhgim për t'u siguruar se do të shërohej.
Një ekzaminim i plagës së tij i bëri mjekët të zbulonin se ai pësoi një 'kafshim të thatë', që do të thotë se kobra nuk kishte arritur të lëshonte helmin e saj.
"Deepak nuk shfaqi asnjë simptomë dhe u shërua shpejt për shkak të kafshimit të thatë kur gjarpri helmues kafshon, por helmi nuk lëshohet", tha një ekspert i gjarpërinjve, raporton Daily Mail.