U morën peng nga një grup indigjen në Amazonë, lirohet grupi i turistëve
Një grup turistësh duke përfshirë britanikë dhe amerikanë janë liruar pasi u morën peng nga një grup indigjen në një pjesë të largët të pyjeve tropikale të Amazonës në Peru.
Ata po udhëtonin me anije së bashku me turistë nga Franca, Spanja dhe Zvicra kur u ndaluan në lumin Cuninico.
Një udhëheqës i grupit indigjen tha se ata donin 'të tërhiqnin vëmendjen e qeverisë' pasi nuk morën ndihmë të mjaftueshme nga shteti për një derdhje nafte në shtator.
Por pas një dite të bllokuar pa ujë dhe energji elektrike, Watson Trujillo njoftoi se do ti lironte.
'Duhet të mbizotërojë e drejta dhe respekti për jetën, në këtë kontekst, ne do të ofrojmë lehtësira që njerëzit që janë në varkë të mund të lëvizin drejt destinacioneve të tyre.'
Angela Ramirez, një nga të arrestuarit, tha më parë: “Kemi kaluar natën këtu. Tashmë nuk kemi ujë për të pirë, dielli është shumë i nxehtë, ka foshnja që qajnë, më i vogli është vetëm një muajsh, gra shtatzëna, persona me aftësi të kufizuara dhe të moshuar janë në bord.
Tani nuk kemi energji elektrike për të karikuar telefonat tanë, as ujë për t'u larë. “
Trujillo, i cili drejton komunitetin Cuninico, tha se marrja peng kishin për qëllim ti bënte presion qeverisë për të dërguar një delegacion për të vlerësuar dëmin nga derdhja e 2,500 tonë naftë bruto në lumin Cuninico.
Qeveria dhe policia nuk e komentuan incidentin.
Komunitetet indigjene bllokuan tranzitin e të gjitha anijeve në lumë në shenjë proteste për derdhjen, e cila u shkaktua nga një çarje në tubacionin e naftës Norperuano.
Më 27 shtator, qeveria shpalli një gjendje të jashtëzakonshme 90-ditore në rajonin e prekur, i cili është shtëpia e komuniteteve Cuninico dhe Urarinas dhe ku jetojnë rreth 2500 njerëz indigjenë.
Tubacioni Norperuano 800 km i gjatë, në pronësi të Petroperu shtetëror, u ndërtua katër dekada më parë për të transportuar naftë bruto nga Amazona në portet.
Sipas Petroperu, derdhja ishte rezultat i një prerjeje të qëllimshme tetë inç në tubacion.
