I dehuri hodhi flakadan në një lokal rus, flakët e shkaktuara vranë 15 persona

Një "burrë i dehur" hodhi "flakadan" në një lokal në Rusi, duke shkaktuar flakë e cila vrau 15 persona, plagosi 5 dhe detyroi evakuimin e qindrave, raportojnë autoriteteve lokale.

Zjarri shpërtheu në qytetin e Kostroma në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, pasi një burrë raportohet se hodhi një flakadan në pistën e vallëzimit të lokalit 'Poligon'.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass raportoi se "zjarri ka të ngjarë të jetë ndezur nga një burrë i dehur i cili hodhi një flakadan në pistën e vallëzimit".

Ai ishte në lokal me një grua, të cilës i ofroi lule me një flakadan në duar”.

"Ai ishte në pistën e vallëzimit dhe thjesht e hodhi," tha gruaja që e shoqëronte, në dëshminë pranë shërbimit të urgjencës.

Policia tha se autori është arrestuar.

Ekipet e shpëtimit evakuuan 250 njerëz nga Poligon, një bar vallëzimi dhe restorant nën tokë, të cilin AFP fillimisht e raportoi si një kafene.

Numri fillestar i vdekjeve ishte 13 por mëngjesin e të shtunës arriti në 15, raporton Euronews.

Guvernatori i rajonit të Kostroma, Sergei Sitnikov, tha se pesë persona u plagosën lehtë dhe morën ndihmën e nevojshme mjekësore.

Çatia e lokalit u shemb gjatë zjarrit, për të cilin shërbimet e urgjencës thanë se filloi rreth orës 2 të mëngjesit me orën lokale dhe u përhap në një sipërfaqe prej 3,500 m2.

Zjarri u shua në mëngjesin e së shtunës, me 20 makina zjarrfikëse dhe një ekip i përbërë prej 50 zjarrfikësve.

Pas një kërkimi të shkurtër për autorin e dyshuar, Ministria e Brendshme ruse tha se kishte "identifikuar dhe arrestuar një të dyshuar për një veprim të paligjshëm në një nga lokalet e natës në qytetin e Kostroma, i cili shkaktoi një zjarr me pasojë vdekjen e disa personave".

Ata nuk dhanë më shumë detaje rreth këtij personi.

Një hetim penal filloi menjëherë nga Komiteti Hetimor Rus, njësia kryesore e hetimeve në vend.

"Hetuesit" dhe "ekzaminuesit mjekësorë" zbarkuan në vendngjarje, raportoi Ministria e Brendshme.

Në faqen e saj të internetit, Poligon e përshkruan aktivitetin si një bar tradicional rus gjatë ditës dhe një bar vallëzimi gjatë natës. Vendi është shumë i popullarizuar nga policët e trafikut, thotë përfaqësuesi i Poligon.

Kostroma, vendbanimi i 230,000 njerëzve, ndodhet afërsisht 340 kilometra në veri të Moskës pranë një lumi.

Është një nga qytetet më të vjetra në Rusi, i njohur për arkitekturën dhe manastiret mesjetare.

Kjo nuk është hera e parë që mjetet piroteknike shkaktojnë zjarre vdekjeprurës në Rusi.

Në vitin 2009, më shumë se 150 njerëz u vranë në një zjarr në klubin e natës ‘Lame Horse’ në qytetin Perm, i cili u ndez pasi dikush hodhi fishekzjarrë, raporton Euronews.