Imran Khan flet publikisht për herë të parë pas atentatit
Ish-kryeministri i Pakistanit Imran Khan ka bërë fjalimin e tij të parë publik që kur u qëllua gjatë një marshimi proteste në qytetin lindor të Wazirabad.
I ulur në një karrige me rrota në një spital në Lahore, Khan tha se nuk do ti kishte mbijetuar të shtënave nëse dy atentatorët që ai pa do të kishin "sinkronizuar" sulmin e tyre.
“Kur unë u rrëzova, njëri nga atentatorët mendoi se kisha vdekur dhe u largua”, tha ai.
Muajin e kaluar, komisioni zgjedhor i Pakistanit e skualifikoi Khan nga mbajtja e posteve publike, në një rast me motiv politik thotë ish-ylli i kriketitNë një video-rrëfim të lëshuar nga policia, një burrë i akuzuar se qëlloi ish-kryeministrin tha Khan po "mashtronte" njerëzit dhe se për këtë arsye ai "dëshironte ta vriste". Kushtet në të cilat është kryer rrëfimi janë ende të paqarta, raporton BBC.
