Elon Musk merr me qira kështjellën e Drakulës për Halloween
Nga Ora News Përditësimi i fundit 31 Tetor 2022, 07:39
Elon Musk organizoi një festë për Halloween në Kështjellën Bran, e njohur si "Kështjella e Drakulës".
CEO i Tesla, njeriu më i pasur në botë, ftoi personalitete të larta të biznesit dhe yje të Hollivudit, duke përfshirë themeluesin e PayPal Peter Thiel, bashkëthemeluesin e Google Sergey Brin dhe aktorët Angelina Jolie dhe Adrian Grenier.
E ndërtuar në shekullin e 14-të, Kështjella Gotike Bran ndodhet pranë Brasovit, në rajonin e Transilvanisë.
Njihet si "Kështjella e Drakulës", edhe pse nuk është e qartë nëse konti Vlad Drakula, fisniku rumun i shekullit të 15-të, i cili frymëzoi Bram Stocker në 1897 për të shkruar romanin e tij "Konti Drakula", ka jetuar ndonjëherë atje.