Lot, pasion dhe frymëzim në rrëfimin e Gersi Trokës, një ndër 10-të notarët më të mirë në botë

Frymëzim, shpresë, pasion, mbështeje, dashuri  dhe plotë emocion ishte gjithë çfarë u përcoll në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA gjatë intervistës me notarin Gersi Troka, djali me sindromën down.

Ai është ndër 10-të notarët më të mirë në botë. Së fundmi u kualifikua 1 ndër 10 lojtarët më të mirë të notit në Kampionatin e mbajtur në Portuali.

Notin e nisi që në moshë të vogël. Ai thotë se pasioni dhe ndihmesa nga mamaja dhe gjyshërit nuk kanë munguar.

Gersi Troka: Jam stërvitur më shumë se duhet. Notin e kam filluar rreth 9 vjeç. Mua më ka nxitur mami të bëj not. Më ka thënë se di të notoj. Dhe mua më pëlqen shumë se na bën mirë fizikisht dhe shpirtërisht. Unë notit nuk i ndahem. E kam me shumë qejf të konkuroj në kompeticione kombëtare dhe ndërkombëtare.

Gersi do të marrë pjesë dhe në kompeticione të tjera.

Gersi Troka: Ndjehem shumë mirë se jam pjesë e grupit Tirana. Pas disa kohësh do të jem në një kampionat tjetër në Gjermani. Mua më ka mbështetur shumë mami, me kalimin e kohës dhe nëna  e gjyshi. Jam i lumtur që i kam bërë krenarë.  Nuk e prisja fare, por jam shumë krenar se arrita në dhjetëshen më të mirë të botës.

Noti nuk është pasioni i tij i vetëm, ai thotë se një ditë ëndërron të bëhet balerin dhe se vajza me të cilën ai kërcen i ka sjellë buzëqeshjen.

Gersi Troka: Anisa, me atë kam kërkuar një tango. Ajo më ka sjellë buzëqeshjen. Ajo ka një sjellje të mirë për mua dhe unë e respektoj. Gjithashtu kam ëndërr që një ditë të bëhem balerin. Tango më pëlqen më shumë.

Krahas pasioneve shumë kohë i merr edhe puna që ai bën por kjo gjë e gëzon atë.

“Vetëm të dielën e kam pushim. Jam shumë i gëzuar që gjeta punën se më pëlqen të punoj”, shprehet ai.

Emocionet që përcolli Gersi në “Jeto me Orën” ishin aq reale dhe të bukura. Moderatorja e emisionit Ana Kallaku i tha se “Ke prekur gjithë publikun. Ti sot ja ke dalë të triumfosh dhe të kualifikohesh ndër 10 lojtarët më të mirë. Do të duartrokasim të gjithë për çdo arritje tënde. Kemi shembullin e një djali me zemër të madhe”.

Lot, pasion dhe frymëzim në rrëfimin e Gersi Trokës,

Lot, pasion dhe frymëzim në rrëfimin e Gersi Trokës,

Lot, pasion dhe frymëzim në rrëfimin e Gersi Trokës,