“Heshtja e një femre ndoshta thotë më shumë” Sherifi risjell ‘Love’, 100 poezi kushtuar femrave në 5 kontinente
Shkrimtari Skënder Sherifi ka risjellë një botim “Love” në dimensione të reja si një imazh poetik, erotik filozofik dhe romantik.
Në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA, Sherifi tregoi më shumë rreth librit. Ai u shpreh se 100 pozitë i janë kushtuar femrave të 5 kontinenteve të planetit
Skënder Sherifi: Është 700 faqe gati si një fjalor. Ka një vit punë. Nuk është vetëm një përmbledhje ku vjen një poet me 100 poezi. 100 poezi të mia kushtuar femrave të 5 kontinenteve të planetit. Ka ndasi se perceptimi i dashurisë varet nga konteksti, zakonet dhe dashuria nuk përjetohet njësoj si në Londër, si në Paris. Është diçka misterioze lidhet me memorien dhe shpirtin antik të kontinenteve.
Sherifi thotë se gjithë bota vjen në një libër, tërësinë e librit e konsideron si rruzulli tokësor.
Skënder Sherifi: Nuk e beson as vetë se çfarë do të lexosh në këtë libër. Vjen tërë bota në këtë libër. Vijnë artistët e botës, vijnë si mysafir dhe janë poezi të kushtuara femrave në 5 kontinente. Tërësia e librit është si tërë rruzulli tokësor. Libri i mbushur me menim , me filozof me shkrimtar, me femra, ndaj nuk është libër krejt normal.
Por sipas shkrimtarit Sherifi a mund të kuptohet dashuria?
Skënder Sherifi: Dashuria sado ta përjetosh, sado mendon se e kupton aq shumë të shpëton. Gjithmonë ngelet pikëpyetje, gjithmonë ngelet gjithçka që nuk e ke kuptuar, nuk e ke kuptuar te tjetri se nuk e ke kuptuar te vetja. Ajo që është misterioze shprehet në dashuri se shfaqesh, zhvishesh shpirtërisht e fizikisht por gjithmonë e ruan një sekret për veten.
Një marrëdhënie ai e shikon si me shumë nuanca e sipas tij nuk e kupton kurrë tjetrin 100 për qind.
Skënder Sherifi: Çfarë ke arritur të zbulosh për një vajzë a grua. Heshtja e një femre ndoshta thotë më shumë se ta thotë, ndoshta fjala e maskon mesazhin real. Çfarë thotë shikimi yt te unë dhe çfarë thotë shikimi im te ti. Çfarë e mban të fshehtë si rezervë. Janë shumë nuanca. E kupton deri diku por nuk e kupton kurrë tjetrin 100 për qind. Misteri të nxit të provokon, pjesa e paalfabetizuar, dhe ti duke e zbuluar mashkullin zbulon dhe misterin tënd dhe anasjelltas.
Kur vjen fjala për ta përkufizuar dashurinë as shkrimtari Sherfi nuk i vë limite, nuk e përkufizon.
“Dashuria është e pafundme si kozmosi ndaj është interesante se të kishte një fund do ta kishim formuluar. Por nuk mund të formulosh gjithë botën ndaj është eksituese, romantike, fizike, si një diamant me shumë anë.”, shprehet ai.

