Si duhet festuar Hallween? Trendet e veshjeve, make up dhe kokteilet për festën e shpirtrave
Të ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re”, Rtv Ora ishin Eva Sinanaj, sociologe, Xhilda Toska, producente , Simona Beqiraj , make up artist dhe bartendet Joan Kosta për të diskutuar për festën e Hallweenit
Festa e Hallweenit është një festë me prejardhje pagane nga keltët, e cila më pas udhëtoi drejt SHBA ku simboli I fëstës u kthye kungulli. Por , për këtë fest, sociologja Eva Sinanaj ka drejtuar vëmendjen te shëndeti i mendor i fëmijëve.
“Unë jam e mendimit që kjo festë duhet festuar pasi fëmijët gëzohen kur blejnë kostume, kur kthehen në personazhe dhe organizojnë eventin. Por, mendoj që për prindërit është shumë e vështirë t’ia shpjegojnë këtë fest fëmijëve nën 15 vjeç dhe nuk është e këshillueshme. Sugjeroj që është më mirë të vishen si personazhet e tyre të preferuar që mund të jenë heronjtë e filmave, se sa si personazhe të frikshme pasi është vështirë t’i shpjegosh konceptin e shpirtit. Mendoj që duhet festuar, por me energji pozitive tek fëmijët. “
Edhe producentja Xhila Toska ka komentuar në lidhje me origjinën e festës dhe arsyet përse ka zgjedhur t’a festojë.
“Pata kritika nga gazetarët pasi ishin kundër festimit të halloweenit për fëmijët. Kjo është një festë pagane , por unë nuk e kam menduar t’a sjellë si të tillë. Kam menduar një festë ku fëmijët kënaqen duke veshur kostumet e tyre të preferuara dhe takojnë nga afër publikun nëpërmjet shfaqjës dhe sfilatave të tyre. Është sjellë si një festë që fëmijët të gëzojnë më shumë se sa një festë për të respektuar ritet pagane. “
Përsa I përket trendeve make up artisti Simona Beqiraj ndau për publikun të rejat e fundit.
“Make up i frikshëm për halloween ka qenë gjithnjë zgjedhja e parë dhe kryesore pasi është një festë e frikshme dhe make up apo kostumet duhet t’i përshtaten tipologjisë së festës. Ngjyra e kuqe që simbolizon gjakun vazhdon të jetë më e perzgjedhura në bërjen e make upit dhe trendi më i ri është euphoria, ku një pjesë e fytyrës mbulohet me gura. Vizatimi i kryqeve në fytyrë, buzët e kuqe të theksuara dhe tonalitetet e paletit të zi në zonën e syve janë make up për këtë Halloween. “