Rrëmbeu zemrat e të vegjëlve, Klaudia Hila: Më quanin fytyrën e re të institucionit

Regjisorja Klaudia Hila ka ditur të rrëmbejë zemrat e të vegjëlve e të formësojë ëndërrat e tyre. Më 1994 përgatiti diplomën si student në Akademinë e Arteve për regji.

1997 u bë pjesë e teatrit ku qëndroi për 17 vite. Vuri në skenë shumë fëmijë që aktronin. Mban mbi supe mbi 2 dekada përvojë plotë 25 vite.

Në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA  Klaudia u kthye pas në kohë duke kujtuar dhe realizimin e shfaqjes e Bukura dhe Bisha ku për realizimin e veçantë që bëri e quanin “fytyrën e re të institucionit”.

Klaudia Hila: Shfaqejet e mia do ti quaja magjira të vogla që më kanë bërë këtë pazëllin e madh. Me shfaqjen e parë e Bukura dhe Bisha pata mundësinë që ta realizoja ndryshe, ishte një kombinim që nuk ishte bërë ndonjëherë. Në atë kohë më quajtën fytyrën e re të institucionit. Isha krenar për veten dhe të gjithë organizatorët. Edhe vajzën e kam pasur pjesë të shfaqjes kjo më bëri që atë shfaqje ta ruaj në memorje.

Klaudia nuk la pa përmendur as raportin e saj me familjen ku thotë se ka qenë një fëmiljë fatlum.

Një marrëdhënie të veçantë ajo ka me motrën e saj.

Klaudia Hila: Kam qenë një fëmijë fatlum, për prindërit tanë mënyrën si na kanë rritur. Sado me Adin (bashkëshorti)jemi përpjekur të bëjmë maksimumin nuk besoj se ja kemi arritur si ata. Gjithë fëmijëria ime ka qenë nën kujdesin e motrës si një nënë e dytë, kurrë nuk ka qenë ajo motra spiune. Ajo është një model perfekt i motrës. Në mënyrën si ndërton marrëdhëniet, me një zemër të madhe dhe nëj familje të bukur na suprizon dhe në raste ditëlindjesh.