Të ushqehesh shëndetshëm? Ja çfarë të konsumoni në 5 vakte

Nutriciologia Arlinda Garuci  thotë se filozofia  e nutficionit është të dobësohemi shëndetshëm dhe kjo peshë të mbahet sa më gjatë.  Sipas saj djetat e tjera që janë më afatshkurtra të japin rënjen akute por t ii merr më shpejtë.

Gjatë një interviste në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA Arlinda Garuci   u shpreh se dhe për personat që duan të shtojnë peshë nuk është e lehtë.

Arlinda Garuci: Ka që vuajnë nga nënpesha por nuk janë aq shumë. Ata që kanë ardhur gradualisht kanë shkuar në peshë ideale. Është po aq e vështirë për të mos thënë më e vështirë. Duhet shumë punë ndonjëherë ka asur nevojë dhe për psikologun apo nëj skuadër për ti ardhur në ndihmë për të arritur peshën.

Për një stil sa më të mirë jetese Nutriciologia Arlinda Garuci dha këto këshilla sa u përket vakteve ditore:

Në mëngjes të marrim drithra integrale dhe një frut, shumë mirë do të ishin dhe boronicat.

Pas 2, 3 orësh të konsumojmë pak rrush.

Në drekë një rizoto me kungullin portokalli në një sallatë me lakra.

Vakti i ndërmjetëm i pasdites një çaj jeshil apo gjingjer.

Darka mund të jetë shumë mirë një proteinë, pula peshku, salla, karota, kështu marrim vlerat ushqyese.

Receta për të qëndruar largë virozave, lëngu i shegës, supa të ndryshme me perime dhe nëj shpërndarje e të gjithë produkteve që thashë.