Lugë gjelle apo çaji?! Shefi gjen zgjidhjen gjeniale, i mat me tatuazhin në pëllëmbën e dorës

Një kuzhinier ka treguar tatuazhin e tij "funksional" që mat me saktësi erëzat dhe përbërës të tjerë në pëllëmbën e dorës së tij.

Shefi Bryce ndau një video të tatuazhit të tij në Foodom's Instagram, duke zbuluar se si tatuazhi që i ngjan dy unazave të mbivendosura në dorën e tij ndihmon në punën e tij.

“Lugë çaji? Lugë gjelle? Unë i mas me dorë," tha ai.

Në përpjekje për të provuar se tatuazhi i tij ofron matje të sakta, ai hedh kripë në dorën e tij dhe më pas në një lugë matëse.