“Ditë e Re” vijon pa Arjon Muçën, "Por misioni vazhdon" thotë Arjola Shehu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2022, 11:11
Arjon Muça s’do të jetë më pjesë e “Ditë e Re” në RTV Ora. Por misioni vazhdon.
“Ky program nuk ndalon. Do ta vijoj vetë nga ora 07:00 – 10:00” tha Arjola Shehu sot në prezantimin e emisionit, një ndër më të ndjekurit në fashën e mëngjesit.
Emisioni “Ditë e Re” ka nisur vite më parë dhe shumë personazhe kanë ndaluar në stacionin e këtij emisioni dhënë kontributin e tyer dhe më pas vijuar karrierën me projekte të tjera.
“Ky është një program që ka nisur vite më parë. Shumë personazhe kanë ndaluar në stacionin e emisionit “Ditë e Re” Si më iku Kelvi më erdhi Arjoni, por unë do ta vazhdoj emisionin nga e hëna në të premte” thotë moderatorja e njohur Arjola Shehu.