Ish kryeministri i Pakistanit i shpëton atentatit, shikoni videon

Ish-kryeministri i Pakistanit Imran Khan i shpëton ekzekutimit në një atentat gjatë tubimit antiqeveritar të partisë së tij në Gujranwala mesditën e sotme.

Azhar Mashwani, një zyrtar i partisë Pakistani Tehreek-e-Insaf të Khanit, konfirmoi për Al Jazeera se politikani u qëllua në këmbë, por nuk ishte në rrezik për jetën.

Imran Khan u transferua nga vendngjarja me një makinë të blinduar.

Ai u dërgua në një spital në Lahore.

Mësohet se janë plagosur edhe 4 persona të tjerë. 

Khan po drejtonte një marshim proteste drejt kryeqytetit, Islamabad, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Ish kryeministri i Pakistanit i shpëton atentatit, shikoni videon
Imran Khan