Vijojnë tensionet, Koreja e Veriut lëshon një tjetër raketë balistike ndërkontinentale sot
Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM) sot, por ajo dështoi në mes të fluturimit, thotë ushtria e Koresë së Jugut.
Lëshimi i saj është i shtati i Phenianit këtë vit dhe vjen mes shqetësimeve se së shpejti do të testojë një armë bërthamore.
Kjo vjen një ditë pasi të dyja Koretë lëshuan raketa në një përshkallëzim të tensioneve.
Ai shkëmbim pa numrin më të madh të raketave të lëshuara nga Veriu në një ditë të vetme.
Nisjet e shumta të Koresë së Veriut vijnë pasi SHBA dhe Koreja e Jugut po organizojnë stërvitjet e tyre më të mëdha ajrore të përbashkëta ndonjëherë, të cilat Pheniani i ka kritikuar ashpër si "agresive dhe provokuese".
Raketa që Koreja e Veriut lëshoi sot ishe me rreze të gjatë, dhe lëshimi u krye rreth orës 07:40 sipas një deklarate nga Shefat e Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut. Ajo fluturoi për rreth 760 km dhe arriti një lartësi prej rreth 1,920 km.
Por lëshimi "supozohej se kishte përfunduar me dështim", tha ushtria e Koresë së Jugut.
Pheniani gjuajti gjithashtu dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi.
Nisjet e shtynë qeverinë japoneze të lëshojë një alarm emergjence të enjten në mëngjes për banorët në disa nga rajonet e saj veriore, duke u thënë atyre të qëndrojnë brenda.
Tokio fillimisht tha se raketa kishte fluturuar mbi Japoni, por ministri i Mbrojtjes Yasukazu Hamada tha më vonë se "nuk kapërceu arkipelagun japonez, por u zhduk mbi Detin e Japonisë".
Kryeministri Fumio Kishida më vonë dënoi "hedhjet e përsëritura të raketave" të Koresë së Veriut.
SHBA tha se lëshimi demonstroi kërcënimin që programi raketor i Koresë së Veriut paraqet për fqinjët dhe paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
“Angazhimet tona për mbrojtjen e Republikës së Koresë dhe Japonisë mbeten të hekurta”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
Ndërkohë, zëvendësministri i Jashtëm i Koresë së Jugut Cho Hyun-dong dhe Zëvendës Sekretarja e Shtetit e SHBA, Wendy Sherman thanë se lëshimet ishin "të mjerueshme, imorale" gjatë një telefonate të enjten, sipas Koresë së Jugut.