VIDEO/ Kalimtarët shpëtojnë të moshuarin e varur në dritare në 150 m lartësi, sapo ishte operuar në tru
Ky është momenti kur një 85-vjeçar u gjet i varur me kokë poshtë nga një dritare në mbi 150 metra lartësi.
Kalimtarët e tmerruar vunë re burrin të varur nga dritarja me këmbën e ngecur në konrnizën e dritares në qytetin Shaoguan, provincën Guangdong në Kinën jugore.
Ndërsa disa thirrën shërbimet e urgjencës, të tjerë u futën në banesë dhe i lidhën çarçafët rreth kyçit të këmbës për ta ndaluar që të rrëzohej.
Një grua tha se ndërsa po ecte drejt dyqaneve, ajo pa personin që dukej të varur nga dritarja e një ndërtese të lartë.
"Për shkak se hapja e dritares ishte shumë e vogël, ne nuk mund ta tërhiqnim të moshuarin nga lart," tha ajo.
Sipas saj i moshuari ishte ende i vetëdijshëm në atë kohë, por po rënkonte dhe nuk mund të fliste.
"Megjithëse ishin vetëm disa minuta, isha shumë nervoze dhe gjithmonë kisha frikë se mos plaku do të rrëzohej," tha ajo.
Sipas mediave lokale, i moshuari sapo i ishte nënshtruar një operacioni në tru.
