Centrali bërthamor i Ukrainës u shkëput sërish nga rrjeti energjitik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2022, 09:19
Firma bërthamore ukrainase Energoatom, thotë se termocentrali bërthamor i Ukrainës në Zaporizhzia është shkëputur nga rrjeti i energjisë pasi bombardimet ruse dëmtuan linjat e mbetura të tensionit të lartë, duke e lënë atë vetëm me gjeneratorë me naftë, raporton Aljazeera.
Termocentrali ka karburant vetëm për 15 ditë për të vënë në punë gjeneratorët. Blloqet 5 dhe 6 të uzinës po kalojnë në gjendje të ftohtë, tha Energoatom.
Shkëputja vjen pas sulmeve të njëpasnjëshme të forcave ruse të cilat po mundohen të rrënojnë moralisht ukrainasit që vazhdojnë akoma ti bëjnë ballë ofensivës ruse.