Kanadaja hap dyert për emigrantët

Kanadaja pritet të përshpejtojë dhënien e procesit të bashkimeve familjare me qëllim marrjen e sa më shumë të fuqisë punëtore. Të paktën 500 mijë emigrantë në vit pritet të pranohen në vend deri në 2025-n.

Kanadaja ka rritur numrin e emigrantëve që planifikon të pranojë në vend në rreth gjysmë milioni në vit deri në vitin 2025.

Prioritet do të kenë familjarët e personave që jetojnë tashmë në Kanada.

Përmes vendimit të ri pritet që të kompensohet edhe mungesa e madhe e vendeve të punës.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri kanadez i Imigracionit Sean Fraser.

Më shumë se 900 000 vende janë të lira në një numër të madh sektorësh ndërsa papunësia ka rënë në nivelin më të ulët historik në muajin shtator duke arritur në 5.2%.

Prandaj, Otava planifikon t'u japë rezidencë të përhershme 465,000 njerëzve në 2023, 485,000 në 2024 dhe 500,000 në 2025.

Qeveria kanadeze dëshiron të rregullojë programe për përzgjedhjen e emigrantëve të mundshëm në mënyrë që t'i përgjigjet më mirë mungesës së madhe të fuqisë punëtore në shëndetësi, në punë të specializuara, në prodhim, si dhe shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë.

Kanadaja ka një plan për të ribashkuar familjet, anëtarët e të cilave jetojnë jashtë vendit, por edhe për të pranuar më pak refugjatë.

Sipas statistikave, popullsia kanadeze po rritet pothuajse dy herë më shpejt se çdo vend i G7-s.