Tragjike në Turqi, 15 vjeçares i ikën telefoni nga duart, përpiqet ta kapë e bie nga kati i katërt (Pamjet)
Një 15 vjeçare ka humbur jetën tragjikisht në Turqi pasi u përpoq të kapte telefonin e saj teksa i iku nga duart, ndërkohë që po qëndronte në ballkonin e katit të katërt.
Pamjet e sigurisë kapën momentin e tmerrshëm kur një adoleshente turke ra për vdekje disa metra poshtë.
Ngjarja tragjike ndodhi më 12 tetor pasi Melike Gun Kanavuzlar, 15 vjeçe, i ra telefoni i saj ndërsa ishte në ballkon në Ortaca, në provincën Mugla, Turqia Perëndimore, raportuan mediat lokale.
Kur adoleshentja u përpoq të kapte telefonin, ajo humbi ekuilibrin dhe ra katër kate në trotuarin poshtë.
Pamjet prej 11 sekondash filmuan të gjithë ngjarjen tragjike.
Adoleshentja u dërgua me urgjencë në një spital shtetëror në gjendje kritike, përpara se të transferohej në një njësi të kujdesit intensiv në qytetin Mugla në Turqinë jugperëndimore, raportoi Newsflash.
Ajo qëndroi në gjendje të rëndë për 18 ditë ku më pas humbi dhe jetën.
