Putin po dërgon në luftë gra pilote, ushtarake të sapodiplomuara në forcat ajrore ruse

Vladimir Putin po dërgonnë luftë  gra pilote, ushtarake të sapodiplomuara në forcat ajrore ruse, për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ata janë diplomuar gjatë luftës kundër Ukrainës .

Gratë e sapomobilizuara u panë në një paradë të fundjavës në Krasnodar, një rajon në kufi me Ukrainën, pasi ishin kualifikuar nga Shkolla e Lartë e Aviacionit Ushtarak Serov.

Ata janë të trajnuar për bombardues bërthamorë strategjikë, si dhe aeroplanë transporti.

Ministri i mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu tha se pilotet femra po vazhdonin "me lavdi" një traditë.

Vetëm 15 nga qindra u zgjodhën për trajnim.