Dielli i buzëqesh teleskopit hapësinor të NASA-s

Fotoja spektakolare, e postuar nga NASA në Twitter, tregon tre pika që janë shfaqur së fundmi në yllin tonë.

Dielli buzëqesh dhe pozon përpara teleskopit hapësinor Solar Dynamics Observatory (Sdo). Fotoja spektakolare e postuar nga NASA në Twitter, tregon tre njolla të shfaqura së fundmi mbi yllin tonë, të cilat rastësisht kanë marrë pamjen e dy syve dhe një goje të buzëqeshur. Pikat e errëta janë në fakt vrima që formohen në mënyrë periodike në pjesën më të jashtme të atmosferës së Diellit, të quajtur korona diellore.

Vrimat koronale u zbuluan kur teleskopët me rreze x të misionit Skylab u dërguan përtej atmosferës së Tokës për të vëzhguar yllin tonë.

Këto vrima lidhen me vijat e fushës magnetike diellore: gjatë periudhës së aktivitetit më të vogël të Diellit, vrimat gjenden kryesisht në rajonet polare, ndërsa kur Dielli është më aktiv, shumë njolla shfaqen të shpërndara në të gjithë sipërfaqen. Cikli aktual diellor po tregon aktivitet jashtëzakonisht të lartë, aq sa kulmi, i parashikuar fillimisht për vitin 2025, ka të ngjarë të arrijë një vit më parë.

Një shembull i këtij aktiviteti janë vrimat koronale të fotografuara tani nga teleskopi hapësinor ‘Sdo’, i nisur në vitin 2010 dhe orbiton rreth 36 mijë kilometra larg Tokës.