Video nga momenti i shembjes së urës në Indi, shkon në 141 numri i viktimave
Një tragjedi ka ndodhur në Indi pasi një urë 232 metra e gjatë është shembur gjatë natës. Mbi 140 persona kanë humbur jetën dhe rreth 100 kanë mbetur të plagosur. Vijon puna për gjetjen e të zhdukurve.
Të paktën 141 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një ure në lum në perëndim të Indisë kanë raportuar mediet lokale të hënën.
Aksidenti ka ndodhur në orët e vona të së dielës në qytetin Morbi, i cili gjendet në rajonin Gujarat.
Raportohet se 177 persona kanë shpëtuar pas rrëzimit të urës, e cila u rinovua së fundmi.
Megjithatë sipas medieve, numri i të plagosurve ka shkuar në 100.
Disa persona mbeten ende të zhdukur.
Në kohën e rrëzimit të urës, besohet se mbi 500 njerëz kanë qenë mbi të.
Ura ishte 232 metra e gjatë.
Ndërsa ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, autoritetet vendase kanë nisur hetimet për rastin.
Zyra e kryeministrit Narenda Modi ka njoftuar në Twitter se familjet e viktimave do të kompensohen nga qeveria.
