Torino, sulmohet kryebashkiaku, përfundon në gjendje të rëndë në spital

Kryetari i bashkisë së Giaveno (Torino), Carlo Giacone, 62 vjeç, u sulmua nga një i panjohur dhe u plagos rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në qytet, në rrugë, mbrëmë pak para mesnatës.

Giacone, i qëlluar disa herë në kokë, u dërgua në spitalin e Rivolit (Torino). Nuk është kërcënuese për jetën, por ka pësuar disa fraktura të kafkës.  Sulmuesi e kishte fytyrën të mbuluar. 

Kryetari i bashkisë, kur e morën dhe e dërguan në spital, ishte në vetëdije.

"Ne nuk e kemi idenë pse ndodhi kjo. Ishte tronditëse ." Këtë e deklaroi Stefano Olocco , nënkryetar i bashkisë së Giaveno (Torino).