Konspiracioni “pushton” Amerikën, sulmuesi i Paul Pelosit mendonte se ishte Jezusi

Publiku dhe politika amerikane janë të prekur nga ngjarja e dhunshme në shtëpinë e kryeparlamentares amerikane Pelosi, ku një burrë e sulmoi brutalisht me çekish burrin e saj Nancy Pelosit. Politikanët njëzëri kanë dënuar ngjarjen, ndërsa analistët kanë sjellë në vëmendje dëmin që sjellin teoritë konspirative.

Të premten, 42-vjeçari David DePape, hyri në shtëpinë e kryetares së parlamentit amerikan Nancy Pelosi dhe bërtiti "Ku është Nancy?" . Ai mbante me vete një qese të mbushur me kravata dhe një çekiç.

Në shtëpi ndodhej bashkëshorti i saj, Paul Pelosi, që u rrah nga 42-vjeçari dhe pësoi fraktura në kafkë sepse sulmuesi po e godiste me çekiç në kokë, sipas policisë.

Ngjarja ka sjellë reagimin e fortë të të gjithë politikanëve amerikanë dhe, sipas analistëve, paraqet edhe situatën e ndezur dhe të polarizuar politike në vend.

Pjesë e debatit është bërë edhe miliarderi amerikan Elon Musk që i ka hedhur benzinë zjarrit me teoritë konspirative.

Ai reagoi tek një postim në Tëitter i Hillary Clintonit duke shkruar se ka më shumë pas ngjarjes, ndërsa bashkëngjiti edhe linkun nga një faqe që shtjellon teori të ndryshme konspirative.

Ngjarja ka prekur thellë jo vetëm politikën, por edhe publikun amerikan. Për shumë analistë, teoritë konspirative, pre e të cilave kishte rënë edhe sulmuesi, kanë sjellë probleme të shumta që meritojnë vëmendje të veçantë.