Zgjedhjet në Izrael, a do rikthehet e djathta?
Të martën, izraelitët do të shkojnë drejt kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re. Sondazhet favorizojnë një rikthim të Benjamin Netanjahut në pushtet.
Sondazhet e medieve më të rëndësishme izraelite favorizojnë rikthimin në pushtet të Benjamin Netanjahut, me një koalicion të djathtë pas votimeve të së martës.
Qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit për t’i dhënë fund krizës poltike në vend, që ka sjellë pesë palë zgjedhje, në më pak se katër vjet.
Të majtët që janë në pushtet me një koalicion të gjerë, kanë ndjekur një politikë të qendrës, teksa medie të ndryshme vendore shkruajnë për një flirt të Netanjahut, me parti me sfond fetar.
Ndërsa të dyja palët i kanë të fiksuara sondazhet për militantët që i mbështesin, pjesa gri është shumë e gjerë dhe secili prej votuesve për kreun e qeverisë ka ndërtuar platformë, për të tërhequr sa më shumë vota gri.
Të dyja partitë e mëdha presin pjesëmarrje të madhe, ku të djathtët ofrojnë politika më nacionaliste, ndërsa të majtët më liberale.
Nuk ka munguar as humori në mediet vendase, ku kriza politike ka lodhur shumë qytetarë. “Do të bjerë shumë shi të martën”, shkruante një medie e rëndësishme vendase, “dhe shumë qyetarë mund të mos dalin fare në votime”