Ekonomia gjermane në kolaps, inflacion dyshifror për të dytin muaj radhazi
Inflacioni në Gjermani kapi shifër dyshifrore për të dytin muaj radhazi me çmimet e ushqimeve që janë rritur me më shumë se 20% dhe ato të energjisë me 43%. Situata ekonomike në të gjithë eurozonën është pranë recensionit.
Shifrat e inflacionit në ekonominë më të madhe të Bashkimit Evropian kapën sërish vlerë dyshifrore për të dytin muaj radhazi.
Gjermania regjistroi inflacion 10,4% në muajin tetor, ndërsa në shtator ishte 0,4% më i ulët.
Çmimet e energjisë në vend janë 43% më të larta se sa tetorin e vitit të kaluar dhe sipas Institutit Federal të Statistikave çmimet e ushqimeve u rritën me mbi 20%.
Agjencia megjithatë do të publikojë shifrat e saj përfundimtare për këtë muaj në 11 nëntor.
Çmimet e konsumit kanë qenë në rritje në të gjithë BE-në, me normën e përgjithshme të inflacionit të bllokut që u ngjit në pothuajse 11% në shtator, e nxitur nga rritja e kostove të energjisë dhe ushqimit.
Të hënën inflacioni i Eurozonës u rrit në 10,7% në krahasim me një vit më parë në muajin tetor, duke tejkaluar vlerësimin e sondazheve që parashikuan shifrën 10,3%.
Shifrat e fundit përforcojnë frikën për një recension të pashmangshëm.
