Fitoi zgjedhjet presidenciale, ish-kreu i shtetit Lula i dënuar për korrupsion
Ish-presidenti Lula da Silva ka arritur të fitojë kundrejt Xheir Bolsonaros në Brazil edhe pse ka qenë i akuzuar për korrupsion. Zoti Bolsonaro nuk ka reaguar ende për rezultatin duke lëshuar alarmin për një episod si në SHBA në 2020, kur Donald Trump sfidoi rezultatin e zgjedhjeve.
Me rezultat tepër të ngushtë, Jair Bolsonaro nuk ka mundur të fitojë një mandat të dytë si president i Brazilit.
Presidenti kontrovers i së djathtës ekstreme është mposhtur nga ish-kreu i shtetit Luiz Inacio Lula da Silva, i dënuar më herët për korrupsion.
Lula fitoi 50.9% të votave, kundrejt 49,1% që mori Bolsonaro, duke e bërë rezultatin më të ngushtë që prej vitit 1985.
Zoti Bolsonaro nuk e ka reaguar ende për rezultatin dhe më herët ka hedhur akuza për manipulim votash, për shkak të sistemit elektronik që u përdor në zgjedhjet e 2020 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Heshtja e Bolsonaros mund të frikësojë vendin për një skenar si ai i Donald Trumpit duke sfiduar rezultatin zgjedhor.
Bolsonaros i cili promovoi vlerat e familjes dhe krishterimit kundrejt palës tjetër që e akuzonte për minim të demokracisë.
Lula edhe pse i dënuar për korrupsion mori një mbështetje ndërkombëtare nga persona të famshëm që bënin thirrje kundër Bolsonaros.
Pas rezultatit të Komisionit Zgjedhor, mbështetësit e presidentit Bolsonaro u panë duke qarë nëpër rrugët e San Paulos.
Lula e quajti fitoren një kthim të fuqishëm dhe u zotua se do të shërbejë përtej simpatizantëve të partisë së tij duke luftuar urinë.
"Sot, fituesi i vetëm është populli brazilian. Është fitore e lëvizjes demokratike që është formuar përtej partive politike, interesave personale apo ideologjive. Detyra më thelbësore është të sigurohet që çdo fëmijë, çdo grua, çdo adoleshent, çdo burrë të mund të hajë të tria vaktet," tha ai.
Lula ka qenë në pushtet nga viti 2003-2010, ai nuk ka mundur të kandidojë kundër presidentit Bolsonaro në 2018-n për shkak se u dënua për korrupsion.
Kjo është hera e parë që një president në pushtet nuk ka arritur të rizgjidhet.
