Ministri i Jashtëm rus, Lavrov: Tani situata për ne është si një krizë raketore kubane
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Tetor 2022, 16:58
Situata sot është e ngjashme me krizën e raketave në Kubë, pasi kërcënimet e menjëhershme janë pikërisht në kufijtë e Rusisë.
Kështu deklaroi ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov raporton TASS.
Rusia ende nuk e sheh gatishmërinë e SHBA-së dhe aleatëve të saj për të treguar përgjegjësi dhe mençuri në zgjidhjen e situatës në Ukrainë, shtoi Lavrov.
