Biden: Uashingtoni nuk kërkon konflikt me Kinën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Tetor 2022, 22:56
Presidenti i SHBA, Joe Biden, në një takim me këshilltarët e tij të lartë ushtarakë, tha se Uashingtoni nuk kërkon konflikt me Kinën dhe presidenti kinez Xi Jinping e di këtë.
Biden tha se SHBA do të vazhdojë të udhëheqë në një sërë çështjesh, nga agresioni i Rusisë në Ukrainë te ndryshimet klimatike dhe çështjet në rajonin Indo-Paqësor.
“Ne nuk kërkojmë konflikt me ta”, shtoi ai, duke iu referuar kinezëve.

