Raporte shqetësuese shëndetësore për Mbretin Charles, gazeta gjermane: "Mjekët i kanë thënë William të jetë gati"

Mbreti Charles III thuhet se ka disa probleme shëndetësore, sipas gazetës gjermane "OK Magazin".

Në fakt, sipas raportit pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II, mbreti ka rënë psikologjiisht dhe fizikisht.

Ekspertët flasin për një “krizë të madhe” që ai do të duhet ta kapërcejë.

Por a është gati 73-vjeçari Charles për postin e kreut të shtetit britanik për të cilin është përgatitur gjithë jetën?

"Sipas burimeve të shumta dhe zyrtarëve të Pallatit Mbretëror ai vuan nga depresioni dhe i tha gruas së tij Camilla se jeta e tij e re është shumë e vështirë për të. Ai është i lodhur dhe në panik për atë që e pret si mbret”, shkruan gazeta.

Siç pretendon "OK Magazin", mbretërimi i Charles do të jetë një nga "më të shkurtërit e 200 viteve të fundit".

Ndonëse në raport thuhet se informacioni duhet trajtuar me kujdes, vihet në dukje se problemi shëndetësor i Charles nuk ka vetëm natyrë psikologjike pasi trashëgimtari 73-vjeçar i fronit britanik shfaqet me duar të kuqe të fryra në disa foto.

“Gishtat e tij të kuq dhe të fryrë mund të tregojnë edemë, e cila është shenjë e dështimit të zemrës”, paralajmërojnë mjekët.

“Nëse zemra është e dobët, gjaku nuk pompohet në ekstremitete”, shpjegojnë ata.

Disa njerëz në Pallat thuhet se janë të shqetësuar dhe Princi William tashmë është informuar për situatën.

“Mjekët i thanë William të ishte gati. Mbretërimi i Charles do të jetë një nga më të shkurtrit në 200 vitet e fundit. Edhe para vdekjes së mbretëreshës, shëndeti i tij ishte shqetësues për të njëjtat arsye. Në të vërtetë, qysh në vitin 2019, duart dhe gishtat e tij të enjtur ishin një burim shqetësimi”, thekson artikulli.