Porti i Hamburgut, anulohet marrëveshja e parë me Kinën, bien aksionet kineze
Gjermanët kanë anuluar një marrëveshje tregëtie me Kinën për portin e Hamburgut, një nga më të mëdhenjtë në botë. Ata kanë lejuar që Kina të blejë nën 25 % të aksioneve, jo sa ishte parashikuar më herët.
Gjermanët gjithashtu, pas amerikanëve dhe britanikëve, kanë filluar që të ndjekin një politikë të kujdesshme me gjigantin aziatik, Kinën.
Së fundmi, qeveria e re gjeramane uli kuotat e lejuara kineze në blerjen e aksioneve në portin e Hamburgut. Sipas kompromisit të arritur nga kabineti i Scholzit, gjigandi kinez i transportit Cosco do të lejohet të blejë një paketë aksionesh "nën 25 për qind", tha ministria e ekonomisë në një deklaratë.
Gjermanët kanë arsyetuar duke folur për kërcënim ndaj rendit dhe sigurisë publike. Edhe britanikët më herët kanë prishur disa kontrata me kompanitë kineze.
Korporata “Cosco” në pronësi të Kinës fillimisht kishte kërkuar një 35 për qind të aksioneve dhe marrëveshja do të kishte vazhduar derisa ndërhynë autoritetet gjermane.
Hamburgu është porti i tretë më i madh në Evropë, dhe shumë analistë thonë se blerja e përqindjeve nëpër porte të mëdha në EuroAzi është politikë e Kinës në kuadër të Rrugës së Mëndafshit.
Më herët, Scholz, kur ishte kryebashkiak i Hamburgut, e mbështeti shitjen duke theksuar vazhdimisht rëndësinë e lidhjeve të forta tregtare me Kinën. Kanë qenë të gjelbërtit në koalcion që kanë ndikuar që Kancelari të ndërrojë qëndrim.
Gjashtë ministri gjermane, përfshirë ato të ekonomisë, mbrojtjes dhe punëve të jashtme, kishin kundërshtuar shitjen. Komisioni Evropian gjithashtu kishte shprehur rezerva për marrëveshjen.
