Putini po përdor pakicat etnike për të luftuar në Ukrainë

Pakicat ruse kanë më shumë gjasa të vdesin në Ukrainë, thotë Fondacioni Free Buryatia për Al Jazeera.

Sipas të dhënave të mbledhura nga mediat e pavarura ruse, disa zona me popullsi të lartë pakicash kanë pësuar më shumë viktima në luftë.

Ndërkohë, mediat dhe autoritetet ukrainase kanë akuzuar ushtarët rusë të pakicave etnike për krime lufte në Ukrainë.

Pas raporteve të medias ukrainase për krime lufte, Fondacioni Free Buryatia lëshoi një hetim duke sfiduar konstatimin se njësitë Buryat ishin vendosur në Bucha dhe ishin përgjegjëse për krimet e luftës atje.

Al Jazeera foli me Victoria Maladaeva, zëvendëspresidente e fondacionit, për luftën në Ukrainë dhe ndikimin e saj në Republikën e Buryatia, një rajon federal dhe atdhe historik i popullit indigjen Buryat që ndodhet në kufirin e Rusisë me Mongolinë.

Al Jazeera: Pse mendoni se Kremlini ka vendosur të dërgojë pakicat për të luftuar?

Maladaeva: Është për shkak të mendësisë imperialiste të Putinit. Është e qartë se ai në luftë po përdor pakicat etnike. Ai e quan veten nacionalist rus dhe gjithmonë flet se sa e madhe është kultura ruse, gjuha ruse, duke mohuar plotësisht se në Rusi ka më shumë se 20 milionë njerëz të kombësive të tjera.

Ai është një imperialist. Ai i bën propagandë gjithçkaje që është ruse. Në Rusi, kur nuk je rus, je qytetar i dorës së dytë. Është e njëjta gjë me emrat.
Kur Putin po takoi Presidentin e Kazakistanit (Kassym-Jomart Tokayev), ai e shqiptonte gabim emrin e tij.

Kjo është gjithashtu një sjellje imperialiste sepse në Rusi, nëse keni një emër vendas, si një emër Buryat - Dolgor Badmaevna - rusët do t'ju thoshin, "Kjo është shumë e ndërlikuar. Do të të quajmë Annie.”

Politika perandorake e Kremlinit ka qenë gjithmonë shoviniste, duke përdorur në këtë luftë pakicat kombëtare dhe tani edhe emigrantët nga Azia Qendrore.

Al Jazeera: Si ka ndikuar lufta tek pakicat në Rusi?

Victoria Maladaeva: Ne e dimë se statistikisht Dagestan, Republika Tuva dhe Republika Buryat, ku jetojnë pakicat, kanë numrin më të lartë të vdekjeve.

Moska (një rajon prej 17 milionë banorësh) ka më pak se 50 të vdekur ndërsa Buryatia (një rajon me një popullsi prej 980,000 banorësh) ka 364 vdekje.

Ne jemi goditur rëndë në mënyrë disproporcionale.

Shanset që një Buryat të vdesë në luftën në Ukrainë janë 7.8 herë më të larta se një rus (etnik), ndërsa një Tuvan ka gjasa të vdesë 10.4 herë më shumë.
Humbjet më të mëdha (të ushtarëve të Burjatit) i pamë në fillim të luftës, kur ata i dërguan atje si mish për top. Më pas, numri u ul gradualisht.