Errësohen shpresat e demokratëve, Sondazhet: Republikanët do fitojnë në të dyja dhomat e Kongresit

Zyrtarët e Administratës Biden kanë ulur optimizmin për të mbajtur kryesimin në të dy Dhomat e Kongresit. Ata shprehen të shqetësuar se demokratët mund të humbasin në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat.

Sondazhet e fundit kanë treguar se ato prihen nga republikanët, ndërsa inflacioni vijon të rritet.

Analistët e sondazheve thonë se edhe Dhoma e Përfaqësuesve po luhatet drejt republikanëve edhe pse dikur Biden dhe disa aleatë të tij parashikuan se do ta mbanin në fillim të këtij viti.

Humbja e kontrollit të njërës ose të të dyja dhomave të Kongresit do të jetë vendimtare për dy vitet e ardhshme të presidencës së zotit Biden, me republikanët që pritet të bllokojnë legjislacionin për pushimet familjare, abortin, policinë dhe prioritet e tjera të Presidentit dhe do të nxisin ligje të reja për të frenuar imigracionin e paligjshëm dhe shpenzimet.

Republikanët gjithashtu pritet të nisin hetime mbi shpenzimet e demokratëve dhe marrëdhëniet e biznesit dhe jetën private të djalit të Presidentit, Hunter Biden.

Disa ligjvënës thonë se mund të bëjnë përgjegjës Presidentin ose zëvendësen e tij, Harris.

Biden parashikoi në Maj se kolegët e tij demokratë do të fitonin Dhomën e Përfaqësuesve, ashtu si edhe Senatin, por ai pranoi javën e kaluar se gara është shtrënguar.