Moska njofton Uashingtonin për stërvitjet e saj të ardhshme bërthamore

Rusia ka njoftuar Shtetet e Bashkuara për qëllimin e saj për të filluar stërvitjet Grom, të cilat janë stërvitje strategjike bërthamore .

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se njoftimi i stërvitjeve është një akt rutinë.

SHBA nuk sheh asnjë provë se Rusia po përgatitet për të përdorur armën bërthamore, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre.

"SHBA-ja vazhdon t'i japë ndihmë Kievit, për të dhënë atë që i nevojitet në terren, i takon Zelenskyt të vendosë nëse dhe kur do të negociojë": përsëriti zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre.

Kryeministri i ri britanik Rishi Sunak ka siguruar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për 'mbështetjen e palëkundur' të Mbretërisë së Bashkuar në Kiev.