Para për ilaçet kundër kancerit, mjeku dënohet me 9 vjet burg

Një mjek është dënuar me 9 vjet burg pasi akuzohet se iu dha shpresa të rreme për shërim 16 pacientëve të cilët vuanin nga kanceri.

Gjithashtu  ai i detyronte të sëmurët të paguanin qindra mijëra euro (mbi 2.5 milionë gjithsej në dhjetë vjet) për shërbimet shëndetësore që u takonin pacientëve pa pagesë.

Ngjarja ka ndodhur në Itali. Gjykata e Barit dënoi me nëntë vjet burg onkologun 66-vjeçar nga Bari Giuseppe Rizzi, ish-drejtor mjekësor i Institutit të Kancerit John Paul II të Barit.

Rizzi, dyshohet se ka vepruar me bashkëpunimin e partneres së tij të bashkëakuzuar, avokates Maria Antonietta Sancipriani, e cila drejtonte një kafene në Bari, e përdorur në mënyrë të paligjshme si klinikë mjekësore nëse ishte e nevojshme.  

Gruaja e cila u gjykua së bashku me të shoqin u dënua me 5 vjet e gjashtë muaj burg. 

Burri e gruaja u dënuan gjithashtu për të paguar, solidarisht, dëmshpërblimin e përkohshëm në shumën totale prej 329 mijë euro.   

Riparimi i mëtejshëm i dëmit mund të kërkohet nga palët në procedurën civile.