Nurellari: Nëse arrihet një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi, do të ishte e mirëpritur

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, politologu Adri Nurellari u shpreh se BE-ja është një promotor i zgjidhjeve me paqe.

Ai tha se shpreson që organizmat ndërkombëtarë të arrijnë një marrëveshje përfundimtare ku njihet Kosova edhe nga 5 shtetet e tjera të BE-së dhe Serbia.

Nurellari: Nuk është rastësi se para ca vitesh që BE mori Nobelin për paqe sepse ka qenë një model për paqe dhe bashkëpunim për rajoni për të zgjidhur problemet në mënyrë paqësore. Escobar bë rolin e tij për t’i zgjidhur me paqe këto probleme, e ka pasur fjalën se duhet ndjekur modelin evropian dhe të mbyllet kapitulli i vuajtjeve të luftës.

Jam në dyshim sa i takon vullnetit për një marrëveshje, por nëse ajo vjen dhe i siguron njohjen nga 5 vendet e tjera, kjo do të ishte më se e mirëpritur. Edhe lideri i opozitës në Kosovë e ka përmendur këtë fakt, se nëse ka një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që garanton edhe njohjen nga ana e Serbia.