‘Rigjallet’ Procesi i Berlinit/ Ministrat e brendshëm të Ballkanit Perëndimor takohen në Gjermani
Nga Ora News Përditësimi i fundit 20 Tetor 2022, 12:41
Ministrat e Brendshëm të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit do të takohen sot në kryeqytetin gjerman me ftesë të ministres federale të Brendshme Nensi Feser në kuadër të përgatitjeve për samitin e Berlinit që pritet të mbahet në 3 nëntor.
Temat kryesore të takimit të ministrave të brendshëm do të jenë migracioni i paligjshëm, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe riatdhesimi i shtetasve që ishin rekrutuar në Siri.
Në takimin në Berlin do të marrin pjesë përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.
Kujtojmë që procesi i Berlinit u iniciua në vitin 2014 nga ish-kancelarja gjermane Angela Merkel.