Muzeu kushtuar Ajnshtajnit do të ndërtohet në Jerusalem

Qeveria izraelite ka miratuar ndërtimin e një muzeu kushtuar Albert Ajnshtajnit, i cili do të ngrihet brenda Universitetit Hebraik të Jerusalemit.

Investimi i planifikuar është pak më shumë se 19 milionë euro dhe përfshin ndërtimin e një godine të vetme që do të strehojë arkivin e plotë të shkencëtarit të madh.

Albert Einstein, ishte një fizikant i cili llogaritet si një nga shkencëtarët më të rëndësishëm të shekullit XX. Ai përcaktoi teorinë e relativitetit dhe dha shumë kontribute në fushat e mekanikës kuantike, mekanikës statistikore dhe kozmologjisë. Në vitin 1921 fitoi çmimin Nobel për fizikë për shpjegimin e efektit fotoelektrik dhe për shërbimin në fushën e "fizikës teorike".

Ai njihet si njeriu më i mençur në botë dhe gjeniu i shekullit XXI, duke krijuar formulën më të njohur në botë, atë të Energjisë.