Zgjedhjet në Slloveni, test për qeverinë liberale

Sllovenia mban këtë të dielë zgjedhjet presidenciale në të cilët garojnë 3 kandidatët kryesorë. Ajo që mbetet e paqartë është mënyra se si do të shpallet fituesi.

Qytetarët në Slloveni do të votojnë për presidentin e ri të vendit, në të cilat garojnë tre kandidatë kryesorë.

Sondazhet kanë sugjeruar se asnjëri nga kandidatët nuk do të fitojë mbi 50 për qind të votave për të fituar zgjedhjet në rundin e parë.

Kjo nënkupton se dy kandidatët që do të marrin më së shumti vota do të përballen në raundin e balotazhit, që mbahet muajin e ardhshëm.

Ish-ministri i Jashtëm, i djathti Anze Logar do të fitojë 30 për qind të votave, pasuar nga kandidatja e pavarur e qendrës, Natasa Pirc Musar me rreth 20 për qind të votave.

Këtë konkluzion nxjerrin sondazhet teksa  socialdemokrati Milan Brglez, që ka mbështetjen e Qeverisë, do të fitojë 17 për qind të votave. Posti i presidentit në Slloveni konsiderohet gjerësisht si post ceremonial.

Zgjedhjet në Slloveni – shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s – shihet si test për Qeverinë liberale në mes të një krize që është nxitur nga lufta në Ukrainë.

Presidenti aktual, Borut Pahor, ka shërbyer dy mandate të plota pesëvjeçare dhe nuk mund të garojë për një mandat të tretë.

Gjatë dy mandateve, Pahor ka tentuar që të jetë një urë mes ndarjeve në skenën politike të Sllovenisë, shtet që ende është burim i tensioneve politike.