Moskë, një avion ushtarak përplaset me një ndërtesë në Siberi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Tetor 2022, 15:17
Një avion luftarak rus Sukhoi Su-30 u rrëzua në qytetin siberian të Irkutsk gjatë një fluturimi provë.
Lajmin e bëri të ditur Ministria e Emergjencave, siç raporton Interfax.
Sipas guvernatorit Igor Kobzev, avioni u përplas me një ndërtesë dykatëshe.
