Sezoni i uraganeve nuk ka mbaruar, Meksika përgatitet për stuhinë e kategorisë së 4

Meksika po përgatitet për uraganin Roslyn i cili është paralajmëruar si tepër i rrezikshëm, duke sjellë stuhi dhe përmbytje të shpejta. Uragani i kategorisë së 4 i është afruar bregut të paqësorit Meksikan ku qindra njerëz kanë nisur evakuimet.

Qytetet përgjatë bregut të oqeanit Paqësor në Meksikë po përgatiten për uraganin e fuqishëm Roslyn, mes paralajmërimeve se mund të sjellë stuhi të rrezikshme dhe përmbytje.

Uragani u forcua në një stuhi të kategorisë 4 të shtunën ndërsa iu afrua bregut të Paqësorit të Meksikës. Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve të SHBA, pritet të këta erëra potencialisht të dëmshme, stuhi të rrezikshme dhe përmbytje të shpejta.

Stuhia ishte rreth 155 milje (225 kilometra) në perëndim-jugperëndim të Manzanillo, me erëra maksimale të qëndrueshme prej 130 miljesh në orë dhe lëvizte në veri-veriperëndim me rreth tetë milje në orë.

Stuhia e kategorisë 4 me erëra deri në 209 km/h ka të ngjarë të zbarkojë në perëndim të vendit këtë të dielë.

Parashikuesit thonë se Roslin do të sjellë reshje të mëdha shiu në të gjithë Meksikën jugperëndimore, kryesisht në zonat si Colima, Jalisco, Nayarit dhe Sinaloa teksa qindra qytetarë kanë nisur evaukimet nga zonat me rrezik.

Sezoni i uraganeve dhe stuhive në Meksikë zakonisht zgjat nga qershori deri në nëntor, duke prekur si brigjet e Paqësorit por dhe ato të Atlantikut në vend.

Në fund të majit, Agatha, stuhia e parë e Paqësorit , goditi bregdetin e shtetit të Oaxaca (në jug), ku shiu i dendur në qytetin malor vrau 11 njerëz.